Kina konfirmon se i heq taksat shtesë prej 24 për qind për importin amerikan
- Kina do të pezullojë taksat shtesë prej 24 për qind për importin amerikan për një vit, por do të mbajë normën prej 10 për qind, njoftoi Komisioni Doganor i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës (qeveria e Kinës).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:12, 5 nëntor, 2025
Pekin, 5 nëntor 2025 (MIA) - Kina do të pezullojë taksat shtesë prej 24 për qind për importin amerikan për një vit, por do të mbajë normën prej 10 për qind, njoftoi Komisioni Doganor i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës (qeveria e Kinës).
Kjo vjen disa ditë pas një takimi javën e kaluar midis liderit kinez Si Xhinping dhe presidentit të SHBA-së Donald Tramp.
Komisioni, gjithashtu, njoftoi se Kina, blerësi më i madh në botë i produkteve bujqësore, do të heqë disa taksa deri në 15 për qind për produktet bujqësore amerikane nga 10 nëntori.
Foto: Arkivi i MIA-s