• e martë, 26 nëntor 2024

Kina kategorikisht kundër shitjes së armëve amerikane për Tajvanin

Kina kategorikisht kundër shitjes së armëve amerikane për Tajvanin

Pekin, 5 korrik 2023 (MIA) - Kina në mënyrë kategorike e kundërshton shitjen e armëve nga SHBA-ja për në Tajvan dhe dha paralajmërime të ashpra ndaj Uashingtonit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës, transmetojnë mediat britanike.

"SHBA-ja i injoron druajtjet kryesore të Kinës, me forcë ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe qëllimisht i rrisin tensionet në Ngushticën e Tajvanit", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë në Pekin.

Departamenti amerikan i shtetit e miratoi shitjen potenciale të municionit dhe mbështetjen logjistike për dy ujdi të ndara, në vlerë prej 440 milionë dollarësh, javën e kaluar kumtoi Pentagoni.

foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR