• e premte, 14 mars 2025

Kina, Irani dhe Rusia filluan bisedimet për programin bërthamor iranian

Kina, Irani dhe Rusia filluan bisedimet për programin bërthamor iranian

Pekin, 14 mars 2025 (MIA) - Diplomatë të lartë nga Irani, Rusia dhe Kina u mblodhën sot në Pekin në bisedimet mbi çështjet bërthamore të Teheranit, njoftuan mediat kineze, disa ditë pasi që Irani refuzoi ta vazhdojë dialogun me SHBA-në për programin bërthamor iraninan. 

Në vitin 2015, Irani arriti marrëveshjen me SHBA-në, Rusinë, Kinën, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë dhe ra dakord që të kufizonte programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Por, në vitin 2018, pas një viti në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trampi u tërhoq nga pakti. 

Javën e kaluar Trampi tha se ka dërguar letër deri te udhëheqësia e Iranit në të cilën ka sugjeruar bisedime me Republikën Islamike, për të cilën Perëndimi ka frikë se po i afrohet me shpejtësi aftësisë për të prodhuar armë bërthamore. Por, presidenti iranian Masud Pezeshkijan tha se nuk do të negocioj me SHBA-në ndërkohë që ishte "nën kërcënim" dhe se Irani nuk do t'i bindej "urdhrave" amerikane për të biseduar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR