• e mërkurë, 11 shkurt 2026

Kina i hap kufijtë për turistët e huaj për herë të parë pas vitit 2020

Kina i hap kufijtë për turistët e huaj për herë të parë pas vitit 2020

Pekin, 14 mars 2023 (MIA) - Kina paralajmëroi se prej nesër do të vazhdojë me dhënien e të gjitha llojeve të vizave dhe do t'i hapë kufijtë e saj për turistët e huaj, për herë të parë pas tre vitesh nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Masa e fundit për kontroll tejkufitar për Kovid-19 ishte ndërprerë muajin e kaluar pasi autoritetet shpallën fitore mbi pandeminë.

Nxitja e sektorit turistik duhet të ndihmojë në përforcimin e ekonomisë kineze me vlerë prej 17 miliardë dollarë, e cila vitin e kaluar shënoi një nga  shkallët më të ngadalshëm të rritjes pothuajse në gjysmë shekulli.

MPJ-ja kineze sot kumtoi se në rajonet  për të cilat para pandemisë nuk nevojitej vizë tani do të kthehet  regjimi pa viza, ndërsa kjo i përfshin ishullin turistik jugor Hainan dhe kalim nëpër portin Shangaj me anije për lundrim. Gjithashtu, hyrje pa viza do të ketë edhe për qendrën prodhuese jugore Guangdong për të huajt të cilët  vijnë nga Hong Kongu dhe Makao.

Ministria e Punëve të Jashtme, gjithashtu, kumtoi se të huajt me viza të vlefshme të lëshuara para 28 marsit të vitit 2020 do të mund të hyjnë në Kinë.

Fluturimet ndërkombëtare për hyrje dhe dalje javën e kaluar u rritën për më shumë se 350 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2022, pothuajse në 2.500 fluturime, sipas APP Flight Master. Megjithatë, ato janë vetëm 17,4 për qind e fluturimeve në vitin 2019.

Në vitin 2022 në Kinë janë regjistruar vetëm 115,7 milionë fluturime tejkufitare, ndërsa prej tyre vetëm 4,5 milionë ishin të huaja.

Pekini në dhjetor e braktisi politikën e saj drakoniane për zero shkallë të Kovid-19, ndërsa tashmë në janar e ndërpreu kushtin për vetëizolim për udhëtarët pas mbërritjes në Kinë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR