• e shtunë, 15 qershor 2024

Kina filloi stërvitje ushtarake në Ngushticën e Tajvanit

Kina filloi stërvitje ushtarake në Ngushticën e Tajvanit

Pekin, 8 prill 2023 (MIA) - Ushtria kineze ka nisur të bëjë prova për rrethimin e Tajvanit, gjatë stërvitjeve ushtarake treditore.

Pekini që e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur nga Kina tha se ky operacion është një “paralajmërim i ashpër” për Qeverinë e ishullit.

Stërvijtet nisën disa orë pasi presidentja e Tajvanit, Cai Ing-ven, u kthye nga vizita e saj në SHBA.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit komunikoi se 42 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit.

Kjo vijë jozyrtarisht ndan territorin kinez dhe atë tajvanez.

Media shtetërore kineze tha se stërvitjet ushtarake do të “organizojnë njëkohësisht patrulla dhe avancime drejt ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm”. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR