Kina e hodhi poshtë idenë e Trampit për kontroll amerikan ndaj Gazës
- – Kina e kundërshton idenë e presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrin kontrollin mbi Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
- Post By Fitore Curri
- 13:13, 6 shkurt, 2025

Pekin, 6 shkurt 2025 (MIA) – Kina e kundërshton idenë e presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrin kontrollin mbi Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
“Kina fuqishëm i mbështet të drejtat kombëtare legjitime të popullit palestinez”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Go Gjakun.
Të martën, Trampi propozoi që administrata amerikane ta marrë kontrollin ndaj Gazës, ku Izraeli më shumë se 16 muaj zbaton operacione ushtarake si përgjigje e sulmit të Hamasit në tetor të vitit 2023.
"Gaza është pjesë e territorit palestinez, jo një monedhë politike për t'u shpërdoruar", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.
Kina njoftoi se do të vazhdojë të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të promovuar zgjidhjen me dy shtete si e vetmja mënyrë e qëndrueshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes palestineze. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s