Kina e gatshme ta forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me ShBA-në
- Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me ShBA-në, deklaroi ministri kinez i Tregtisë Vang Ventao pas një takimi me përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Xhejmison Grir në margjinat e një takimi të Organizatës Botërore të Tregtisë në Kamerun.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:11, 27 mars, 2026
Pekin, 27 mars 2026 (MIA) - Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me ShBA-në, deklaroi ministri kinez i Tregtisë Vang Ventao pas një takimi me përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Xhejmison Grir në margjinat e një takimi të Organizatës Botërore të Tregtisë në Kamerun.
Ventao theksoi se ekonomia dhe tregtia duhet të jenë forca lëvizëse e marrëdhënieve midis Kinës dhe ShBA-së dhe se të dyja palët duhet të "menaxhojnë saktë marrëdhënien midis konkurrencës dhe bashkëpunimit".
Në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke shmangur "konkurrencën e dëmshme", të gjitha në drejtim të avancimit të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Ministri kinez shprehu gjithashtu "shqetësim serioz" për vërejtjet e ShBA-së në lidhje me praktikat e supozuara të padrejta tregtare dhe në lidhje me vendimin e Uashingtonit për të nisur një seri të re hetimesh kundër më shumë se 60 shteteve mes të cilave edhe Kinën, në lidhje me çështjen e punës së detyruar.
Foto: Arkivi i MIA-s