Kina dhe SHBA-ja premtuan se do t'i mbajnë të hapura linjat e komunikimit
- Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan të takim me diplomatin e lartë kinez, Vang Ji ka premtuar se linjat e komunikimit mes dy vendeve do të mbeten të hapura.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:08, 11 maj, 2023

Uashington, 11 maj 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot njoftoi se këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan të takim me diplomatin e lartë kinez, Vang Ji ka premtuar se linjat e komunikimit mes dy vendeve do të mbeten të hapura.
"Të dy palët patën diskutime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive për çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kinë, çështjet e sigurisë globale dhe rajonale, lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështjet që lidhen me Ngushticën e Tajvanit”, thuhet në njoftim.
Shtohet se takimi ishte "pjesë e përpjekjeve për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura". qa/bsh/