• e martë, 25 qershor 2024

Kina dhe SHBA-ja do ta ripërtërijnë komunikimin ushtarak në nivel të lartë, do të bashkëpunojnë në luftën kundër drogës

Kina dhe SHBA-ja do ta ripërtërijnë komunikimin ushtarak në nivel të lartë, do të bashkëpunojnë në luftën kundër drogës

Pekin, 16 nëntor 2023 (MIA) - Kina dhe SHBA-ja janë dakoduar që ta ripërtërijnë komunikimin në nivel të lartë mes ushtrive të tyre, duke përfshirë edhe takime pune mes ministrive të Mbrojtjes, publikuan sot mediat shtetërore kineze, duke iu referuar deklaratës së presidentit Si Xhinping në takimin e tij me presidentin Xho Bajden.

Si Xhinping, gjithashtu, tha se dy vendet janë pajtuar që të formojnë grup punues për bashkëpunim mes Kinës dhe SHBA-së për luftë kundër narkotikëve, njoftoi televizioni shtetëror kinez

"Presidenti kinez Si Xhinping dhe presidenti amerikan Xho Bajden u pajtuan që t'i riptërijnë komunikimet ushtarake në nivel të lartë të bazuara në barazi dhe respekt", njoftoi Sinhua

Në samitin në Kaliforni, dy liderët gjithashtu, u pajtuan që të fillojnë diskutime të përbashkëta qeveritare për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe të formojnë grup punues për bashkëpunim në fushën e luftës kundër narkotikëve.

Bajden dhe Si ranë dakod që të punojnë së bashku për ta ndaluar prodhimin dhe shpërndarjen e fentanil opioidit, shkaku kryesor për vdekjet nga mbidoza në SHBA.

Presidenti Si i ka thënë Bajdenit se Kina nuk përpiqet t'i "arrijë ose zëvendësojë SHBA-në" dhe se "SHBA-ja nuk duhet të përpiqet ta shtypin dhe kontrollojnë Kinën".

"Kina nuk do të ecë në rrugën e vjetër të kolonizimit dhe vjedhjeve", tha Si.

Ai gjithashtu paralajmëroi Uashingtonin se Pekini nuk ishte i kënaqur me sanksionet dhe masat e tjera kundër kompanive kineze.

“Veprimet e SHBA-së kundër Kinës për të kontrolluar eksportet dhe investimet, si dhe sanksionet e njëanshme, po shkaktojnë dëm serioz për interesat legjitime të Kinës”, tha Si, sipas Sinhua.

"Shtypja e shkencës dhe teknologjisë kineze është e barabartë me frenimin e zhvillimit cilësor të Kinës dhe privimin e popullit kinez nga e drejta e tyre për zhvillim," shtoi ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR