• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kina dhe BE-ja patjetër t'i bëjnë raportet e tyre tregtare dhe ekonomike më të ndërsjella dhe më të balancuara, tha Sharl Mishel në Pekin

Kina dhe BE-ja patjetër t'i bëjnë raportet e tyre tregtare dhe ekonomike më të ndërsjella dhe më të balancuara, tha Sharl Mishel në Pekin

Pekin, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e lartë të BE-së, të cilët janë për vizitë në Pekin, bënë thirrje për zvogëlim të barrierave tregtare për kompanitë evropiane, njoftoi DPA-ja.

Çdo ditë shkëmbehen mallëra me vlerë mbi dy miliardë euro, por deficiti tregtar i BE-së me Kinën është pothuaj 400 miliardë euro, deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell gjatë kohës së bisedimeve me liderët kinezë. Duhet të zbatohen masa konkrete për t'u kthyer barazpesha në këto raporte, tha ai.

Paraprakisht, presidenti Si Xhinping tha se beson se Kina dhe BE-ja duhet të bëhen partnerë, e jo ta shihen si rivalë. Ai qartë aludoi në deklaratat e politikanëve të lartë të BE-së, të cilët shpesh e përshkruajnë Kinën si "partner, konkurrent dhe rival sistematik".

Ursula fon Der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, para mbledhjes deklaroi se kryeministrat evropianë nuk do ta tolerojnë çekuilibrin në raportet tregtare afatgjate. Fon der Lajen si problem specifik të BE-së e theksoi qasjen e pakënaqshme të kompanive evropiane në tregun kinez dhe trajtimin e privilegjuar të kompanive kineze nëpërmjet subvencioneve.

Në fillim nuk kishte informacione për rezultate konkrete nga samiti. Fon der Lajen më vonë shkroi në platformën X se kishte "shkëmbim të mirë dhe të sinqertë". "Pajtohemi se kemi interes të përbashkët për raporte të balancuara tregtare", shkroi ajo.  

Kina ka shfaqur shpresë se Bashkimi Evropian do të jetë i kujdesshëm në vendosjen e politikave restriktive ekonomike dhe tregtare dhe përdorimin e mjeteve juridike tregtare për të mbajtur tregjet e hapura tregtare dhe investuese, njoftuan mediat shtetërore kineze, duke cituar deklaratën e kryeministrit Li Kijang.

Li, i cili u takua me Sharl Mishel dhe Ursula von der Lajen, tha se Kina kundërshton politizimin e gjerë të çështjeve ekonomike dhe tregtare, gjë që i shkel parimet themelore të ekonomisë së tregut. Kina është e gatshme të punojë me BE-në për t'u përmbajtur deri te partneriteti gjithëpërfshirës strategjik, ​​shtoi ai.ss/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR