• e diel, 22 dhjetor 2024

Kina dëshiron të mobilizojë të gjithë kombin në luftën kundër spiunazhit

Kina dëshiron të mobilizojë të gjithë kombin në luftën kundër spiunazhit

Pekin, 1 gusht 2023 (MIA) - Kina duhet t'i inkurajojë qytetarët e saj që t'i bashkohen luftës kundër spiunazhit, duke përfshirë krijimin e kanaleve që qytetarët të raportojnë aktivitete të dyshimta dhe të vlerësohen dhe të shpërblehen për kontributin e tyre, kumtoi sot Ministria për siguri shtetërore.

Duhet të krijohet një sistem që do t'u mundësojë njerëzve të marrim pjesë në kundërspiunimi, kumtoi Ministria për siguri shtetërore, institucioni kryesor që mbikëqyr intelegjencën dhe kundërspiunimin e huaj.

Thirrja për të promovuar kundër spiunazhit tek qytetarët vjen pas zgjerimit të ligjit të Kinës kundër spiunazhit, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar.

Ligji, i cili ndalon transferimin e informacioneve që lidhen me sigurinë dhe interesat kombëtare (ligji nuk specifikon se cilat janë ato), ka shqetësuar SHBA-në, e cila pretendon se kompanitë e huaja në Kinë mund të ndëshkohen për aktivitete të zakonshme biznesi.

Ligji i rishikuar lejon autoritetet që hetojnë spiunazhin të kenë qasje në të dhëna, pajisje elektronike dhe informacione të pronës personale.

Kina ka arrestuar dhjetëra shtetas kinezë dhe të huaj nën dyshimin për spiunazh vitet e fundit. Në mars, u arrestuar drejtori ekzekutiv i prodhuesit japonez të barnave "Astellas farma".

Gazetari australian Çen Lei, i akuzuar nga Kina për nxjerrje të sekreteve shtetërore në një vend tjetër, është në paraburgim që nga shtatori 2020. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR