Kina dëshiron të kufizojë qasjen e fëmijëve në internet në telefona në dy orë në ditë
- Drejtoria kineze për hapësirë kibernetike (CAC) kumtoi sot se fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të kufizohen të kalojnë jo më shumë se dy orë në ditë në telefonat e tyre inteligjentë. Kjo shkaktoi rënie të kompanive të teknologjisë, njoftuan mediat perëndimore.

Pekin, 2 gusht 2023 (MIA) - Drejtoria kineze për hapësirë kibernetike (CAC) kumtoi sot se fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të kufizohen të kalojnë jo më shumë se dy orë në ditë në telefonat e tyre inteligjentë. Kjo shkaktoi rënie të kompanive të teknologjisë, njoftuan mediat perëndimore.
CAC kumtoi se dëshiron që ofruesit e telefonave inteligjentë të prezantojnë të ashtuquajturat programe të vogla që do t'i ndalojnë përdoruesit nën 18 vjeç të hyjnë në internet përmes pajisjeve celulare midis orës 22:00 dhe 06:00.
Ofruesit do të duhet gjithashtu të vendosin kufij kohorë sipas reformave të propozuara, theksuan nga SAS. ls/