Kina është gati të dërgojë ushtarë në Ukrainë, por vetëm nën mandat të OKB-së
- Gazeta gjermane "Velt am Zontag" (Welt am Sonntag), duke cituar diplomatë evropianë të paidentifikuar, publikoi se Kina është e gatshme të marrë pjesë në misionin për të vendosur një kontingjent paqeruajtës, por nën kushte të caktuara.
Berlin, 23 gusht 2025 (MIA) - Gazeta gjermane "Velt am Zontag" (Welt am Sonntag), duke cituar diplomatë evropianë të paidentifikuar, publikoi se Kina është e gatshme të marrë pjesë në misionin për të vendosur një kontingjent paqeruajtës, por nën kushte të caktuara.
Sipas diplomatëve evropianë, përfaqësues të lartë kinezë kanë sinjalizuar gatishmëri për të marrë pjesë "vetëm nëse forca paqeruajtëse vendoset në bazë të një mandati të Kombeve të Bashkuara".
Por gatishmëria e Kinës ka ngritur shqetësime në Bruksel. Sipas një diplomati të lartë të BE-së, i cili nuk është identifikuar, "ekziston rreziku që Kina të përpiqet kryesisht të spiunojë në Ukrainë dhe të mbajë një qëndrim të hapur pro-rus, në vend të një qëndrimi neutral në rast të një konflikti".
Më parë, mediat publikuan se presidenti rus Vladimir Putin nuk kundërshtoi garancitë e sigurisë për Ukrainën gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Tramp më 15 gusht dhe përmendi Kinën si një nga garantuesit e mundshëm.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelennski ka deklaruar se nuk e sheh Kinën midis garantuesve të ardhshëm të sigurisë së vendit të tij.
Ndërkohë, përfaqësuesit evropianë thuhet se po diskutojnë për një plan për të dërguar trupa britanike dhe franceze në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, kur rreth 10 vende janë të gatshme të marrin pjesë në misionin. ls/
Foto: EPA