Kina është e gatshme për bisedime të reja tregtare me SHBA-në "sa më shpejtë që është e mundur"
- – Kina është e gatshme për bisedime të reja tregtare me SHBA-në “sa më shpejtë që është e mundur”, njoftuan sot mediat kineze.
- Post By Fitore Curri
- 10:14, 18 tetor, 2025
Pekin, 18 tetor 2025 (MIA) – Kina është e gatshme për bisedime të reja tregtare me SHBA-në “sa më shpejtë që është e mundur”, njoftuan sot mediat kineze.
Informacioni u paraqit në hapësirën mediatike në prapavijë të përpjekjeve të Pekinit dhe Uashingtonit që të shmangin përshkallëzim të ri të doganave.
Informacioni ishte publikuar pas video konferencës ndërmjet zëvendëskryeministrit kinez dhe kryenegociatorit tregtar He Lifen dhe ministrit amerikan të Financave, Skot Besant.
Mediat kineze njoftuan se biseda ishte e sinqertë, thelbësore dhe konstruktive. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s