• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kim Xhong-un ka urdhëruar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake: Armata patjetër të jetë gati për luftë

Kim Xhong-un ka urdhëruar nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake: Armata patjetër të jetë gati për luftë

Phenian, 7 mars 2024 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut Kim-Xhong-un, gjatë një inspektimi të një baze të madhe ushtarake në perëndim të vendit, urdhëroi vendosjen e nivelit më të lartë të gatishmërisë luftarake të trupave të Koresë së Veriut dhe kërkoi nga armata të jetë e përgatitur për luftë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, publioi KCNA.

Inspektimi i Kimit në bazën ushtarake, vendndodhja e së cilës nuk është bërë e ditur, erdhi menjëherë pas fillimit të stërvitjeve të rregullta të përbashkëta ushtarake vjetore midis forcave amerikane dhe koreano-jugore.

Në stërvitjet e përbashkëta të sivjetshme ushtarake amerikano-koreane, të cilat filluan të hënën në Korenë e Jugut, janë përfshirë dy herë më shumë forca sesa në stërvitjet e vitit të kaluar.

Kim tha se ushtria e Koresë së Veriu patjetër "të bëjë në mënyrë dinamike përgatitje të reja, të përforcuara ushtarake në pajtim me kërkesat e situatës aktuale", njoftoi KCNA.

"Ushtria jonë duhet pandërprerë të intensifikojë stërvitjet e simulimit të luftës dhe të përmirësojë me shpejtësi aftësitë e saj luftarake deri në gatishmëri të përsosur për luftë të vërtetë", tha Kim. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR