• e shtunë, 29 qershor 2024

Kim Xhong-un inspektoi lansimin e raketës kryqëzuese nga nëndetësja

Kim Xhong-un inspektoi lansimin e raketës kryqëzuese nga nëndetësja

Phenian, 29 janar 2024 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un ka mbikëqyrë testimin e raketës kryqëzuese të lëshuar nga nëndetësja, bënë të ditur mediat shtetërore. 

Koreja e Veriut javën e kaluar kumtoi se është duke zhvilluar dhe testuar raketën "Pulhëasal-3-31", transmeton agjencia KCNA.

Kim inspektoi ndërtimin e nëndetëses me energji bërthamore, duke e quajtur armatimin bërthamor të marinës së tij një detyrë urgjente kombëtare, kumton KCNA.

Ushtria e Koresë së Veriut njoftoi se Koreja e Veriut mëngjesin e djeshëm ka lëshuar disa raketa kryqëzuese në det pranë bregut lindor, pa dhënë detaje rreth incidentit. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR