• e diel, 30 qershor 2024

Kim Xhong-un arriti për vizitë në Rusi

Kim Xhong-un arriti për vizitë në Rusi

Moskë, 12 shtator 2023 (MIA) - Lideri koreanoverior Kim-Xhong-un sot arriti në Rusi me tren privat në bisedime me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Kim u nis nga Pheniani të dielën me trenin e tij të gjelbër, publikuan mediumet koreanoveriore, duke potencuar se ai u shoqërua nga përfaqësuesit më të lartë të industrisë ushtarake.

Një burim rus, i informuar me udhëtimin, paraprakisht deklaroi se Kim ka zbritur nga treni të martën në mëngjes që t'i përshëndes personat zyrtarë rusë në Kazan, në lindjen e largët ruse, e pastaj e ka vazhduar udhëtimin e tij.

Në kumtesën e djeshme nga Kremlini thuhet se Kim do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rusi me ftesë të presidentit rus, Vlladimir Putin. Sipas mediumeve ruse, në takimin mes Putinit dhe Kimit, do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu. Kim për herë të fundit e vizitoi Rusinë në vitin 2019 dhe u takua me Putinin në Vlladivostok.

Sipas paralajmërimeve, tema kryesore të bisedave do të jetë ndihma humanitare për Korenë e Veriut dhe sanksionet e Këshillit për siguri ndaj Phenianit për shkak të mosrespektimit të ndalesës për zhvillim të armës bëlrthamore dhe lansimit të raketave balisitke. bsh/

Foto: Ministria ruse e Resurseve Natyrore

 

QËNDRONI TË LIDHUR