• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kim Xhong Un e përfundoi vizitën njëjavore në Rusi, është nisur me tren për në Korenë e Veriut

Kim Xhong Un e përfundoi vizitën njëjavore në Rusi,  është nisur me tren për në Korenë e Veriut

 Moskë, 17 shtator 2023 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un sot e përfundoi vizitën njëjavore në Rusi, gjatë së cilës bisedoi me presidentin Vladimir Putinin për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak dhe lloje të tjera të bashkëpunimit, publikuan mediat koreanoveriore dhe ruse.

Kimi u nis me tren nga qyteti i largët lindor rus i Artjom, i cili është 254 kilometra nga stacioni Hasan në kufirin e Rusisë me Korenë e Veriut. 

Vizita në Rusi e liderit të Koresë së Veriut, i cili rrallë largohet nga vendi i tij, shënon "një majë të re të miqësie, solidaritetit dhe bashkëpunimit në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA. 

 Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Lavrov deklaroi se Moska dëshiron të zhvillojë "bashkëpunim të barabartë dhe të drejtë" me Korenë e Veriut pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Phenianit nga ana e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët janë të shqetësuar për ngrohjen e lidhjeve ushtarake midis dy fqinjëve ndërsa Rusia e vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, ndërsa Koreja e Veriut, një shtet i izoluar komunist, vazhdon të zhvillojë raketa bërthamore dhe plane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR