• e premte, 05 dhjetor 2025

Kim Jo-xhong hedh poshtë ofertat e paqes nga Koreja e Jugut

Kim Jo-xhong hedh poshtë ofertat e paqes nga Koreja e Jugut

Phenian, 14 gusht 2025 (MIA) - Kim Jo-xhong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un, deklaroi se ofertat e paqes nga qeveria e re liberale e Koresë së Jugut janë një "mashtrim" dhe mohoi se Pheniani ka ndërmarrë ndonjë veprim reciprok, bëjnë të ditur mediat e Koresë së Veriut.

Kim tha gjithashtu se Koreja e Veriut nuk do të ulet në tryezën e dialogut me SHBA-në duke thënë se raportet që sugjerojnë një zhvillim të tillë janë "spekulime të pasakta".

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR