• e diel, 13 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kim e nxitë ushtrinë të jetë besnike

Kim e nxitë ushtrinë të jetë besnike

Phenian, 25 shkurt 2025 (MIA) - Lideri verikorean, Kim Xhong Un deklaroi se vendi ka përparuar në rrugën e gjatë drejt ndërtimit të një armate të fuqishme, por se armët pa ideologji janë vetëm "mall i hekurt" dhe e ceki besnikërinë e disa prej grupeve të tija më elite ushtarake, kumtuan sot mediumet shtetërore.

Vërejtjet e Kim në Universitetin politik "Kim Il Sung" vijnë në kohë të paqartësisë politike vendore sepse mbi 10.000 ushtarë, të cilët po luftojnë për Rusinë kundër Ukrainës, thuhet, kanë humbje të mëdha.

"Meqenëse Armata popullore koreane (KPA) ka për qëllim të bëhet armata më e fuqishme në botë, fokusi i misionit nuk duhet të jetë asgjë tjetër përves përparësive politike, ideologjike, shpirtërore dhe morale të armatës, të partisë dhe popullit", tha Kim.

Ai theksoi "se  ndërtimi i KPA-së çdoherë dhe në mënyrë të hollësishme duhet të fokusohet në dhënien e prioritetit një armate të fuqishme politike, ideologjike dhe morale", lajmëroi agjencia KCNA.

Kim shtoi se partia e çmon lartë "besnikërinë e pakrahasueshme dhe heroizmin në tejkalimin e vështirësive dhe viktimën e gëzueshme nëse vendi bën thirrje".

Koreja e Veriut zyrtarisht nuk ka pranuar se i jep mbështetje ushtarake Rusisë në luftën në Ukrainë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR