• e premte, 05 dhjetor 2025

Kilianët shkojnë në zgjedhje presidenciale

Kilianët shkojnë në zgjedhje presidenciale

Sanjago de Çile, 16 nëntor 2025 (MIA) – Kilianët sot dalin në votim për president të ri, ku e majta në pushtet dhe e djathta ekstreme do të përballen pas fushatës së karakterizuar me frikë nga krimi dhe rezistenca drejt emigrimit. 

Edhe pse është në mesin e vendeve më të sigurta në Amerikën e Jugut, Kili përballet me rritje të krimit të organizuar gjatë viteve të fundit, problem që ishte në qendër të fushatës zgjedhore në të cilën e djathta dhe e djathta ekstreme e imponuan narrativën e tyre të sigurisë.

Presidenti Gabriel Boriq, i cili është me origjinë kroate, nuk mund të kandidohet për mandat të dytë për shkak të kufizimeve kushtetuese. 

Komunistja Zhanet Hara (51), kandidate e koalicionit qendror – majtist në pushtet, prinë në anketa. Edhe pse gëzon mbështetje më të madhe të votuesve nga rivali i saj i ekstremit të djathtë Hoze Antonio Kast, anketat e mendimit publik parashohin se kandidat nga krahu i djathtë ose krahu i djathtë ekstrem do të fitojë në rrethin e dytë. 

Hoze Antonio Kast (59), baba i nëntë fëmijëve, po bën përpjekje tashmë për të tretën herë të bëhet president. 

Në vitin 2021, ai u mund nga Gabriel Boriç, i cili u zgjodh pas një vale premtimesh për të zbatuar reforma të thella sociale dhe për të miratuar një kushtetutë të re për të zëvendësuar atë të diktaturës së Augusto Pinoçe (1973-1990). Por pas dy përpjekjeve të dështuara për reformë kushtetuese dhe një shpërthimi të krimit, që shpesh i atribuohet mbërritjes së bandave të huaja, ambiciet e tij janë zvogëluar.

Kast, themeluesi i Partisë Republikane të ekstremit të djathtë, është djali i një togeri gjerman i cili ka ikur në Amerikën Jugore pas Luftës së Dytë Botërore. Babai i tij ishte nazist, ndërsa vëllai i tij ministër i Pinoçe, që i uli mundësitë e tij në zgjedhjet e fundit. 

Libertariani Johanes Kajzer (49) i fitoi simpatitë e disa votuesve me premtime se do t’i dëbojë të gjithë emigrantët e jashtëligjshëm nga vendi. 

Zhanet Hara bëri përpjekje t’i ulë lidhjet e saja me Partinë Komuniste, të cilës i takon që nga adoleshenca, duke thënë se mund të largohet nëse fiton. 

Ish ministrja e Punës në qeverinë e Boriq angazhohet për politikë të rritjes ekonomike në kombinim me drejtësinë sociale, përderisa premton fuqizim të policisë dhe kontrollit të emigrimit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR