• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kievi ua ndaloi ushtarëve dhe nëpunësve ta shfrytëzojnë aplikacionin Telegram për shkaqe sigurie

Kievi ua ndaloi ushtarëve dhe nëpunësve ta shfrytëzojnë aplikacionin Telegram për shkaqe sigurie

Kiev, 20 shtator 2024 (MIA) – Këshilli ukrainas i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare sot ua ndaloi ushtarëve dhe nëpunësve që ta shfrytëzojnë aplikacionin Telegram në pajisjet e tyre elektronike për shkaqe sigurie.

“Është vendosur të ndalohet instalimi dhe përdorimi i Telegramit në pajisjet zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë, personelit ushtarak, të punësuarve në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në kompanitë të cilat punojnë në infrastrukturë kritike”, njoftoi Këshilli. 

Vendimi është publikuar pas takimit të Këshillit për kërcënimet për sigurinë kombëtare që i prezanton ky aplikacion. 

Telegrami është aplikacion shumë i famshëm për porosi i themeluar nga rusi Pavell Durov. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR