• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kievi pohon se forcat ruse qëlluan ushtarët ukrainas që donin të dorëzoheshin

Kievi pohon se forcat ruse qëlluan ushtarët ukrainas që donin të dorëzoheshin

Kiev, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet ukrainase akuzuan sot ushtrinë ruse se ka shtënë në drejtim të ushtarëve ukrainas që donin të dorëzoheshin. Është nisur hetim nga Prokuroria e Ukrainës, ndërsa në internet është publikuar një video që tregon ushtarët rusë duke qëlluar ushtarë ukrainas të paarmatosur, publikoi Ukrinform.

Autenticiteti i videos dhe rrethanat në të cilat është regjistruar ende nuk janë konfirmuar. Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Stepovë, në rajonin Pokrovsk, që përfshin Avdijevka dhe zonat përreth.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas Dmytri Lubinec tha se ai do t'i bëjë thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara për të regjistruar një tjetër krim lufte të kryer nga Federata Ruse - ekzekutimin e mbrojtësve të paarmatosur ukrainas që donin të dorëzoheshin.

Videoja u shfaq për herë të parë të shtunën në DeepState, një kanal ukrainas në Telegram, ndërsa në publikimin thuhet se pamjet vinin nga linjat e frontit pranë Avdijevka, ku luftime të ashpra janë zhvilluar javët e fundit.

Kremlini zyrtar i mohon këto akuza. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR