• e premte, 20 dhjetor 2024

Kievi kumtoi se në Ukrainën lindore akoma po zhvillohen luftime të ashpra

Kievi kumtoi se në Ukrainën lindore akoma po zhvillohen luftime të ashpra

Kiev, 23 gusht 2024 (MIA) - Ushtria ukrainase sot kumtoi se forcat e saj refuzuan dhjetëra sulme të reja të ushtarëve rusë, transmetoi DPA.

Gjithsej 79 sulme ruse, disa me mbështetje artilerike dhe ajrore, u paraqitën nga frontet në Ukrainën lindore, kumtoi Shtatmadhoria në Kiev në raportin e vet ditor për gjendjen.

Pikë fikusuese sërish ishte rajoni rreth Pokrovskit në skaj të Donbasit. Atje, njësitë ruse tentuan t'i prëforcojnë dhe zgjerojnë përfitimet territoriale të arritura ditën paraprake. Në prëgjithësi, ushtarët ukrainas në këtë rajon iu nënshtruan 20 sulmeve në ditën e fundit, thuhet në raport.

Luftime të ashpra të ngjashme u regjistruan edhe në rajonin rreth Toreckut. Disa sulme të trupave tokësore ruse thuhet se ishin refuzuar pasi që aeroplanë luiftarak rusë me predha i sulmuan pozitat ukrainase dhe vendbanimet.

Shtatmadhoria nuk dha kurfarë informata për statusin momental të përparimit ukrainas në rajonin jugor rus Kursk. Vetëm është cekur se aviacioni rus ka kryer disa sulme në disa rajone, duke shfrytëzuar rreth 20 bomba fluturuese. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR