• e diel, 22 dhjetor 2024

Kievi hapi hetim për krime lufte pas shembjes së digës

Kievi hapi hetim për krime lufte pas shembjes së digës

Kiev, 6 qershor 2023 (MIA) - Kievi ka hapur hetim për krime lufte pas shembjes së digës Kahovka, si dhe hetim për rast të mundshëm të ekocidit, deklaroi kryeprokurori ukrainas, Andrij Kostin. 

Kostin tha se Ukraina po grumbullon informacione me ekipe në teren dhe do t'ia dorëzojë të gjitha hollësitë Gjykatës Ndërkombëtare Penale. 

Ai për Bi-Bi-Si deklaroi se mijëra njerëz tashmë janë evakuuar nga rajoni. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR