Kiev: Ukraina ka rrëzuar 61 nga 71 raketa në sulmin e sotëm rus
- Kievi ka bërë të ditur se armata ruse sot ka gjuajtur 71 raketa lundrimi në një sulm masiv raketor në Ukrainë, prej të cilave 61 janë rrëzuar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:40, 10 shkurt, 2023

Kiev, 10 shkurt 2023 (MIA) – Kievi ka bërë të ditur se armata ruse sot ka gjuajtur 71 raketa lundrimi në një sulm masiv raketor në Ukrainë, prej të cilave 61 janë rrëzuar.
Raketat e lundrimit u lëshuan nga anijet dhe aeroplanët rusë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në raportin e tij të mbrëmjes për gjendjen.
Përveç kësaj, sipas rinumërimit paraprak, Rusia ka gjuajtur 29 raketa nga sistemi S-300, i cili në fakt është i destinuar për mbrojtjen ajrore, ndaj qëllimeve tokësore në Ukrainë.
DPA thekson se numrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kievi shtoi se qëllimi i sulmeve sërish ka qenë infrastruktura e Ukrainës. ar/