• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev: Të paktën 500 fëmijë kanë humbur jetën në pushtimin rus në Ukrainë

Kiev: Të paktën 500 fëmijë kanë humbur jetën në pushtimin rus në Ukrainë

Kiev, 13 gusht 2013 (MIA) - Të paktën 500 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se një mijë janë plagosur nga fillimi i luftës në Ukrainë, kumtoi sot Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës.

Shifrat nuk janë të plota për shkak të vështirësive gjatë mbledhjes së së dhënave në zonat e okupuara nga forcat ruse, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

Kombet e Bashkuara (KB) paraprakisht publikuan se të paktën 9.396 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 16.646 janë plagosur.

Rastet e vdekjes dhe plagosjet janë regjistruar në më shumë se 1.500 vendbanime në Ukrainë nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022. mb.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR