• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kiev: Rusia qëlloi 598 dronë dhe 31 raketa gjatë natës në një sulm masiv ndaj Ukrainës

Kiev: Rusia qëlloi 598 dronë dhe 31 raketa gjatë natës në një sulm masiv ndaj Ukrainës

Kiev, 28 gusht 2025 (MIA) - Rusia gjatë natës ka gjuajtur 598 dronë dhe 31 raketa balistike dhe lundruese në një sulm masiv ndaj Ukrainës, kumtuan nga forcat ukrainase të aviacionit, cituar nga mediat franceze.

Sipas të dhënave prëfundimtare, 563 dronë luftarak, si dhe 26 raketa, janë rrëzuar ose sinjalet e tyre ishin bllokuar, kumtuan forcat ukrainase të aviacionit në kumtesë.

Sistemi operator ukrainas kumtoi se sulmi rus gjatë natës ka dëmtuar objekte energjetike në disa rajone ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje lokale të energjisë elektrike.

Një sulm ndaj infrastrukturës kritike në rajonin Viniçk në Ukrainën qendrore ka lënë 60,000 klientë pa energji elektrike, tha sot zyrtarja lokale Natalia Zabolotna, cituar nga mediat britanike.

Në sulmin e natës në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në Kiev, deri më tani janë gjetur trupat e 14 personave dhe 48 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta dhe serioze.

"Midis të vdekurve janë dy fëmijë", tha ministri i Punëve të Brendshme Igor Klimenko, duke cituar informacione paraprake.

Numri i viktimave pritet të rritet. sa/

foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR