• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kiev: Rusia mbrëmë ka lëshuar 28 dronë kundër Ukrainës, vetëm katër nuk janë rrëzuar

Kiev: Rusia mbrëmë ka lëshuar 28 dronë kundër Ukrainës, vetëm katër nuk janë rrëzuar

Kiev, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Armata ukrainase në mëngjesin e sotëm njoftoi se gjatë natës së kaluar forcat ruse lëshuan sërish dhjetëra dronë mbi Ukrainë dhe shumica e tyre u rrëzuan.

Rusia vendosi 28 dronë ajror nga tipi "Shahed-136-131", njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në faqen e Fejsbukit të tij. 

Sipas informatave të armatës, vetëm katër dronë të armikut nuk janë shkatërruar, transmeton Unian.

Gjatë natës, shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin e Kievit dhe forcat e Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës vepruan kundër dronëve, njoftoi armata.

Mbetjet e dronëve të prekur ranë në rrethet Solomenski, Darniçki dhe Goloshejevski dhe ndërtesat e banimit u dëmtuan. Sipas informacioneve të para dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve është dërguar në spital.

Sipas Urian, nuk ka raporte për viktima në këtë sulm. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR