• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kiev: Rusia ka hedhur 130 bomba dhe ka lëshuar 77 dronë ndaj Ukrainës në 24 orët e fundit

Kiev: Rusia ka hedhur 130 bomba dhe ka lëshuar 77 dronë ndaj Ukrainës në 24 orët e fundit

Kiev, 22 prill 2025 (MIA) - Forcat ukrainase të mbrojtjes kanë rrëzuar 38 dronë rusë në 24 orët e fundit, ndërsa edhe 31 janë zhdukur nga radarët pa shkaktuar dëm, njoftoi agjencia Ukrinform, duke iu referuar kumtesës së komandës ajrore ukrainase, informoi Telegram.

Gjithsej, forcat ruse kanë lëshuar 77 dronë nga Kursk, Bërjansk dhe Primorsko-Ahtarsk. Në mbrojtje janë përfshirë aeroplanë ushtarakë ukrainas, mbrojtja kundërajrore, lufta elektronike dhe ekipe mobile.

Deri në ora 18 sipas kohës lokale, në rajonet lindore, veriore, jugore dhe qendrore të Ukrainës janë rrëzuar 38 dronë, kryesisht të tipit "Shahed".

Në mënyrë shtesë, forcat ruse sot kanë hedhur mbi 130 bomba nga aeroplani ndaj territorit ukrainas. Një nga bombat ka qëlluar një ndërtesë banimi në Zaporozhje.

Dëm u shkaktua edhe në rajonet Harkov, Çerkasi dhe Zaporozhje. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR