• e premte, 05 korrik 2024

Kiev: Rusia i përforcon trupat në disa pozita të frontit

Kiev: Rusia i përforcon trupat në disa pozita të frontit

Kiev, 22 shkurt 2023 (MIA) – Para përvjetorit të invazionit rus mbi Ukrainën që do të shënohet të premten, Kievi kumtoi se armata ruse është duke i përforcuar pozitat e veta të ndryshme në front.

Shtatmadhoria e forcave të armatosura ukrainase kumtoi se kjo sugjeron se të pashmangshme janë sulme të reja.

Forcat e reja i kanë fokusuar angazhimet e tyre kryesore për përforcimin "e operacioneve ofensivë në drejtimet Kupijansk, Liman, Bahmut, Avdievska dhe Shahtarsk", thuhet në kumtesën e sontme të komandës ushtarake ukrainase.

Lufitmet e rënda vazhdojnë veçanërisht rreth Bahmutit, thuhet në kumtesë dhe shtohet se me ndihmë vrojtimit ajror, ushtria ruse po përpiqet në mënyrë të saktë t'i koordinojë sulmet artilerike.

Sulmet ruse janë refuzuar në afërsi të Avdievkas dhe Shahtarskut, kumtoi Shtatmadhoria. 

Foto:Fejsbuk/ Shtatmadhoria e forcave të armatosura ukrainase 

QËNDRONI TË LIDHUR