• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev indipendent: Rusët kapin 18 ushtarë të Koresë së Veriut që lëshuan pozicionet e tyre në rajonin e Kurskut

Kiev indipendent: Rusët kapin 18 ushtarë të Koresë së Veriut që lëshuan pozicionet e tyre në rajonin e Kurskut

Kiev, 21 tetor 2024 (MIA) - Autoritetet ruse kanë kapur 18 ushtarë të Koresë së Veriut të cilët lëshuan pozicionet e tyre në rajonin e Kurskut të Rusisë, deklaroi sot për "Kiev indipendent" një burim nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Kievi zyrtar javën e kaluar doli me konstatimin se Koreja e Veriut po përgatitet që në fillim të nëntorit të pozicionoj rreth 11.000 ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke shtuar se disa prej tyre tashmë kanë arritur.

Tetëmbëdhjetë prej tyre kanë lëshuar pozicionet e tyre në rajonet ruse pranë kufirit ukrainas, njoftoi një javë më parë televizioni ukrainas "Suspilne", duke cituar zyrtarë anonim të inteligjencës.

Kanë arrit 40, ndërsa 18 kanë lëshuar pozicionet ku kanë mbetur pa ushqim dhe udhëzim, ka thënë televizioni.

Media të tjera ukrainase, duke cituar burime të inteligjencës ushtarake, informuan se rreth 40 ushtarë të Koresë së Veriut kanë arrit në Rusi për të shkëmbyer njohuri me kolegët e tyre rusë.

Pas stërvitjes, 18 koreano-veriorë disa ditë mbetën pa ushqim dhe instruksione në një pyll në rajonin e Kurskut, gjë që solli më 14 tetor të braktisin pozicionet e tyre luftarake për të gjetur një komandë ruse.

Mediat ukrainase transmetojnë se dy ditë më vonë, autoritetet ruse i gjetën ushtarët e zhdukur në afër 60 kilometra nga pozicioni i tyre fillestar.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR