• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev: Harkovi sërish shënjestër e granatimeve ruse

Kiev: Harkovi sërish shënjestër e granatimeve ruse

Kiev, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Qyteti në lindje të Ukrainës, Harkov është qëlluar nga disa projektile ruse, kumtuan autoritetet gjatë natës dhe informuan se të paktën një person u lëndua.

"Okupatorët e kanë qëlluar Harkovin gjashtë herë", ka shkruar në telegram Oleg Sinegubov, shef i administratës ushtarake rajonale.

Janë goditur rajonet Hollodnohirski dhe Shevçenkovski, tha Sinegubov, duke shtuar se sipas informatave të para, bëhet fjalë për raketa C-300.

"Janë dëmtuar ndërtesa banimi", theksoi ai.

Krahas kësaj, dje pasdite u sulmua edhe një minierë për qymyr, të locuar në Toreck, në veri të qytetit lindor Donjeck, kumtoi Ministria ukrainase e Energjetikës.

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR