Kiev: Forcat ukrainase ndalojnë përparimin rus në Pokrovsk
- Forcat ukrainase arritën ta ndalin përparimin e trupave ruse në frontin lindor, ndërsa Shtatmadhoria sot kumtoi se gjendja e vështirë në afërsi të Dobropilas dhe Pokrovskit "po stabilizohet".
- Post By Sara Ademi
- 12:59, 14 gusht, 2025
Kiev, 14 gusht 2025 (MIA) - Forcat ukrainase arritën ta ndalin përparimin e trupave ruse në frontin lindor, ndërsa Shtatmadhoria sot kumtoi se gjendja e vështirë në afërsi të Dobropilas dhe Pokrovskit "po stabilizohet".
Sipas zëdhënësit të Shtatmadhorisë, Andrij Kovalev, Korpusi i parë i Azovit të Gardës Kombëtare, së bashku me fqinjët dhe njësitë vartëse, i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave kundërshtare, me ç'rast janë robëruar edhe disa ushtarë rusë.
Në ditët e fundit, njësitë ruse përparuan më shumë se 10 kilometra në verilindje të Pokrovskit në drejtim të Dobropilas, që sipas raporteve mediatike, tregon në depërtim të mundshëm në rajonin e Donjeckut.
Si përgjigje, Ukraina sistemoi rezerva, duke përfshirë edhe njësitë e Azovit, të njohura për përvojën e madhe në vijën e frontit, pasi forcat në Pokrovsk u përballën me kërcënim nga rrethimi.
Ukraina më shumë se tre vjet mbrohet nga pushtimi i plotë rus. Në shkurt të vitit 2024, njësitë e Brigadës së tretë sulmuese "Azov" u dërguan në Avdivka për ta parandaluar pushtimin rus, por qyteti "ra" disa ditë më vonë. sa/
foto: arkivi