• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiev: Forcat ukrainase kapën mbi 100 ushtarë rusë dhe shkatërruan një aeroplan Su-34

Kiev: Forcat ukrainase kapën mbi 100 ushtarë rusë dhe shkatërruan një aeroplan Su-34

Kiev, 14 gusht 2024 (MIA) - Kievi zyrtar bëri të ditur se Ukraina ka marrë territore të reja në rajonin rus Kursk, ku ka kapur një numër të madh të ushtarëve rusë dhe ka shkatërruar një aeroplan.

Komandanti i armatës ukrainase, Oleksandar Sirski, në një video të publikuar në Telegram deklaroi se forcat ukrainase kishin përparuar një deri dy kilometra në disa pjesë të Kurskut. Sirski shtoi se forcat ukrainase sot kapën mbi 100 ushtarë rusë, të cilët do të zëvendësohen për të burgosur ukrainas.

Armata ukrainase, gjithashtu, ka shkatërruar një aeroplan rus Su-34, i cili ishte shfrytëzuar për sulme të pozicioneve dhe qyteteve në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë ukrainase të Punëve të Jashtme deklaroi dje se Kievi nuk ka për qëllim të okupojë territor rus, por qëllimi është që të pengojnë sulme me raketa nga Kursku ndaj Ukrainës. Ofensiva do të përfundojë kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR