• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kiev: Forcat ukrainase e stabilizuan situatën në rajonin e Bahmutit

Kiev: Forcat ukrainase e stabilizuan situatën në rajonin e Bahmutit

Kiev, 25 mars 2023 (MIA) - Shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës ukrainase, Valerij Zaluzhni, në Fejsbuk publikoi se ushtarët e tij kanë arritur ta stabilizojnë situatën rreth qytetit Bahmut.

Tetë muaj qyteti është epiqendër e luftimeve më të ashpra kundër forcave ruse në Ukrainën lindore.

Sipas raportit të zbulimit britanik, të publikuar sot, "përparimi i Rusisë drejt Bahmutit, në rajonin Donbas, në masë të madhe është ndaluar".

"Kjo me siguri ka të bëjë me lodhjen ekstreme të forcave ruse", kumtoi agjencia zbuluese, duke shtuar se edhe forcat ukrainase kanë pësuar shumë viktima.

Komandanti suprem i Forcave tokësore, Aleksandar Sirski të enjten përmes Telegramit publikoi se së shpejti do të mund të fillojë kundërofensivë kundër rusëve në afërsi të Bahmutit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR