• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kievi i akuzoi forcat e sigurisë ruse për trazirat në aeroportin e Dagestanit

Kievi i akuzoi forcat e sigurisë ruse për trazirat në aeroportin e Dagestanit

Kiev 30 tetor 2023 (MIA) - Ambasadori ukrainas në Izrael Jevhen Korniçuk pretendoi se forcat ruse të sigurisë qëndronin pas asaj që ai e quajti "aksion të turmës antisemiste" në terminalin e aeroporti në Republikën Ruse të Dagestanit. 

"Ata kanë sjellë pjesëtarë të forcave të sigurisë në aeroport, por ata u ulën me një anë, pinin cigare dhe nuk bënin asgjë" tha Korniçuk, duke komentuar trazirat në aeroportin në kryeqytetin e Mahaçkallës të Dagestanit,të cilat shpërthyen dje në mbrëmje pas avioni u ul nga Tel Avivi. 

Korniçuk gjithashtu tha se trazirat ishin hapi i ardhshëm i parashikueshëm "pasi Rusia priti liderët e Hamasit" dhe nuk i dënoi plotësisht sulmet e organizatës më 7 tetor.

 Korniçuk i hodhi poshtë pretendimet e Moskës se Kiev qëndron pas incidentit në aeroportitn kryesorë të Dagestanit. Ai shoti se "intelegjenca ukrainase ka bashkëpunuar me intelegjencën izraelite që nga dita e parë pas pushtimit të Hamasit".

Më herët, sot Rusia e akuzoi Ukrainën se luan një "rol kyç" në trazirat antisemiste në aeroportin në Dagestan, një rajon me shumicë myslimane, në të cilat u plagosën më shumë se 20 persona. si/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR