Kiev: Dënimi i një ushtari rus u reduktua nga përjetë në 15 vjet
- Post By Sara Ademi
- 18:57, 29 korrik, 2022

Kiev, 29 korrik 2022 (MIA) - Gjykata e Apelit në Kiev ka ndryshuar sot dënimin e ushtarit rus Vadim Shishimarin nga burgim i përjetshëm në 15 vjet.
Më 23 maj 2022, Gjykata e Qarkut të Kievit dënoi Shishimarin me burgim të përjetshëm me akuzat për vrasjen e civilëve në rajonin Sumi, raportoi TASS.
Ai ishte ushtari i parë rus i dënuar në Ukrainë që nga fillimi i operacionit special ushtarak rus. sa/