• e shtunë, 12 tetor 2024

Kidnapohet një kryebashkiak në Meksikë, disa javë para marrjes së detyrës

Kidnapohet një kryebashkiak në Meksikë, disa javë para marrjes së detyrës

Meksiko Siti, 6 shtator 2024 (MIA) - Kryebashkiaku i sapozgjedhur Anibal Roblero Kastilo është rrëmbyer në shtetin jugor meksikan të Çijapas vetëm disa javë para se të merrte funksionin, raporton DPA.

Autoritetet mbrëmë kumtuan se kishin nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e tij. Sipas raportimeve të mediave, persona të armatosur rrëmbyen Anibal Roblero Kastilon të martën para një kafeneje në Tustla Gutierez, kryeqyteti i Çijapasit.

Motivet e sakta për incidentit deri më tani nuk dihen.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të cilat tregojnë momentin e rrëmbimit të kryetarit 54 vjeçar.

Kastilo duhet të marrë funksionin në Frontera Komalapa më 1 tetor. Komuna, me një popullsi prej rreth 67.000 banorë, ndodhet në afërsi të kufirit me Guatemalën, një zonë ku dy kartele luftojnë për dominimin e kontrabandës së drogës dhe emigrantëve.

Rajoni shënon rritje të dhunës, ndërsa shumë banorë lëshojnë bashkësitë e tyre në muajt e fundit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR