• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kevin Mekarti: Dhoma përfaqësuese do të hapë hetim për impiçment të Bajdenit

Kevin Mekarti: Dhoma përfaqësuese do të hapë hetim për impiçment të Bajdenit

Uashington, 12 shtator 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së do të hapë hetim formal për impiçment të presidentit Xho Bajden, deklaroi republikani Kevin Mekarti, i cili është kryetar i kësaj dhome ligjdhënëse.

Ai tha se hetimi do të fokusohet në "informatat për keqpërdorim të fuqisë, opstruksion dhe korrupsion" të Bajdenit, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

Republikanët, të cilët tani e kontrollojnë Dhomën përfaqasuese, e akuzuan Bajdenin se ka përfituar derisa ka qenë nënpresident nga viti 2009 deri vitin 2017 nga bizneset me vendet e huaja të djalit të tij, Hanter Bajden, edhe pse ata deri tani nuk dorëzuan dëshmi.

Bajden, i cili e fitoi Trampin në zgjedhjet e vitit 2020, kërkoi rizgjedhje vitin e ardhshëm.

"I udhëzoj komisionet tona të Dhomës përfaqësuese që të hapin hetim formal për impiçment të presidentit Xho Bajden", u tha Mekarti gazetarëve. Do të shkojmë aty ku do të na çojnë dëshmitë. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR