Kenedi Junior për senatorët të cilët e sulmuan: Marrin miliona dollarë nga kompanitë farmaceutike, prandaj nuk duan reforma!
- Kuptova se ato dëgjime janë teatër dhe ato nuk janë lloj debati apo bisede të hapur që demorkacia do ta kishte dhënë. Ndërkaq njëherit, të gjithë ata senatorë marrin qindra mijë dollarë, përfshirë në disa raste miliona dollarë, nga industria farmaceutike. Prandaj, ata nuk duan t'i dëgjojnë përgjigjet në pyetjet që m'i parashtrojnë, deklaroi senatori amerikan për shëndetësi, Robert Kenedi pas breshërisë së sulmeve me të cilat u përball para disa ditësh gjatë dëgjimit në Senatin amerikan, me ç'rast u sulmua ashpër nga një numër i madh senatorësh, kryesisht demorkatë, për shkak të reformave që po i zbaton.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:46, 9 shtator, 2025
Uashington, 9 shtator 2025 (MIA) - Kuptova se ato dëgjime janë teatër dhe ato nuk janë lloj debati apo bisede të hapur që demorkacia do ta kishte dhënë. Ndërkaq njëherit, të gjithë ata senatorë marrin qindra mijë dollarë, përfshirë në disa raste miliona dollarë, nga industria farmaceutike. Prandaj, ata nuk duan t'i dëgjojnë përgjigjet në pyetjet që m'i parashtrojnë, deklaroi senatori amerikan për shëndetësi, Robert Kenedi pas breshërisë së sulmeve me të cilat u përball para disa ditësh gjatë dëgjimit në Senatin amerikan, me ç'rast u sulmua ashpër nga një numër i madh senatorësh, kryesisht demorkatë, për shkak të reformave që po i zbaton.
"Ata janë njerët që i urhdëruan fëmijët tanë të shkojnë me maska. Ata janë njerëzit të cilët i mbyllën shkollat tona. Ata janë njerëzit të cilët imponuan distancë sociale pa dëshmi shkencore, i mbyllën bizneset tona. Dhe ata duhet të shkojnë. Na nevojiten njerëz të rinj të cilët janë të përkushtuar ndaj shëndetit dhe integritetit publik dhe standardit të artë të shkencës. Ndërkaq administrata e Trampit do të kujdeset që kjo të ndodhë", shtoi Kenedi duke i shpjeguar largimet nga puna në kuadër të Sekretariatit dhe institucioneve të cilat janë nën kompetenca të tij, përfshirë edhe ato në Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.
Gjatë dëgjimit, ai u sulmua edhe nga Berni Sanders, i cili i akuzoi edhe senatorët demokratë edhe ata republikanë se marrin para dhe se janë të paguar nga kompanitë farmaceutike.
"Secili republikan ka marrë para korporative nga industria farmaceutike. Demokratët gjithashtu. Të gjithë janë të korruptuar përveç jush? Ashtu? Nuk mendoj ashtu", tha Sanders, duke e akuzuar në atë mënyrë senatorin Kenedi se ai gjithashtu është i korruptuar, edhe pse për atë nuk ofroikurfarë dëshmish.
Kur Kenedi u përgjigj se nuk e din se për çfarë flet Sanders në të vërtetë, ai tha se e din shumë mirë, ndaj çka Kenedi replikoi:
"Nuk e di se për çfarë flisni. A jeni duke thënë se industria farmaceutike e ka mbështetur fushatën time presidenciale?" pyeti sekretari, pas çka Sanders u tërhoq.
Përndryshe, dëgjimi u mbajt para katër ditëve, për çka tashmë njoftuam. Kenedi pati paraqitje mjaft të fuqishme, duke zbardhur informata shokuese për gjendjen shëndetësore të kombit amerikan, me çka u hidhëruan shumë senatorë, ndërsamotivet e tyre i arsyetoi në deklaratën të cilën e cituam më lartë. Gjatë dëgjimit ai, mes tjerash tha:
"Sot në mëngjes i mora shifrat më tër eja nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) se 76,4 për qind e amerikanëve tani kanë sëmundje kronike. Kjo është tronditëse. Kur xhaxhai im (Xhon Kenedi, presidet i SHBA-së, i vrarë në atentatin e vitit 1963) ishte president, vetëm 11 për qind e amerikanëve kishin sëmundje kronike.Ndërsa në vitin 1950, vetëm 3 për qind. Tani, 76,4 për qind e amerikanëve janë kronikisht të sëmurë".
Më pas, duke folur për shëdnetin e popullatës së re në SHBA, Kenedi tha se 80 për qind e të rinjve nuk janë tëa ftë për shërbim ushtarak.
"Tetë nga nëntë fëmijë sot nuk mund të kualifikohen për shërbim ushtarak. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare. Kur xhaxhai im ishte president, nuk shpenzonim asgjë për sëmundje kronike. Sot, shpenzojmë 1,3 trilionë dollarë (1,3 bilionë dollarë) dhe shuma po rritet. Nëse nuk përballemi me sëmundjet kronike, ne do të shndërrohemi në vendin më të sëmurë në botë", theksoi Kenedi.
Prandaj, shtoi ai në Senat, janë bërë largime të funksionarëve nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, që ishte një prej qëllimeve të kundërshtarëve të tij në bazë të asaj që e sulmonin.
"Ata nuk e kryen punën e tyre. Kjo ishte puna e tyre, të na mbajnë të shëndetshëm. Dhe duhet të largoj nga puna disa nga ata njerëz për të qenë i sigurt se kjo nuk do të ndodhë sërish", deklaroi Kenedi.
Ndërkaq njërit prej senatorëve i tha:
"Senator, sa gjatë jeni në atë kolltuk? Njëzet, njëzet e pesë vite? përderisa sëmundjet kronike arritën dhe u përhapën tek fëmijët tanë, tek popullata jonë në 76 për qind. Dhe nuk thatë asgjë. Asnjë fjalë. Asnjëherë nuk e parashtruat pyetjen përse po ndodhë kjo. Ndërkaq sot, për herë të parë pas 20 viteve, kuptuat se vdekshmëria tek foshnjat e sapolindura në vendin tonë është rritur. Jo për atë arsye erdha këtu, por për shkak të asaj që ndodhi gkatë administratës së Bajdenit. Dhe ne do ta ndërprejmë atë".
Posaçërisht e ashpër ndaj tij ishte senatorja nga Partia demokratike, Elizabet Uoren, por ai iu kundërpërgjigj duke e akuzuar atë për korrupsion.
"Asnjëherë nuk premtova se do të rekomandoj prodhime për të cilat nuk ka informatë se janë të sigurta. Dhe e di se keni marrë 855.000 dollarë nga kompanitë farmaceutike ... Dëshironi të rekomandoj produkt për të cilin nuk ka të dhëna klinike? A e dëshironi këtë?", i tha Kenedi senatores Uoren.
Elizabet Uoren, senatore të cilën Kenedi e akuzoi se ka marrë 855 000 dollarë nga kompanitë farmaceutike
Në pyetjen e Uorenit, nëse beson se Kovid-19 ishte politizuar, Kenedi deklaroi:
"Po, i tërë procesi ishte i politizuar. U gën jyem për gjithçka. U gënjyem për, imunitetin natyror. U gënjyem, vazhdimisht na u tha se vaksinat do të parandalojnë bartjen e virusit, se ato e parandalojnë infektimin. Nuk ishte e vërtetë. Ata e dinin këtë që nga fillimi. Nuk ishte e vërtetë sepse atë e dëshmuan studimet naj kafshëve dhe hulumtimeve klinike. Na u tha se ekziston shkencë e cila e konfirmon dobinë nga maskat e pëlhurës ... "
Ai e përmendi edhe rastin me dr. Martin Kuldorf nga Harvardi, të cilin e quajti "epidemiologu dhe vaksinologu i madh me renome botërore", i cili i kritikonte urdhrat për vaksinim të detyrueshëm kundër Kovidit dhe për atë shkak ishte mënjanuar.
Në të vërtetë, Kenedi po ndërmerr hapa të cilat shumica në Senat nuk do të donin t'i ndërmarrë edhe për shkak se iu ekspozua një breshërie sulmesh. Por, ai nuk heqë dorë. ab/
Foto: МIА arkivi