• e premte, 22 nëntor 2024

Kemi Bejdenok u zgjodh lidere e Partisë konservatore të Britanisë së Madhe

Kemi Bejdenok u zgjodh lidere e Partisë konservatore të Britanisë së Madhe

Londër, 2 nëntor 2024 (MIA) - Partia opozitare konservatore në Britani të Madhe sot e zgjidhi Kemi Bejdenok (44) për kryetare, me çka përfundoi gara katërmuajshe për zëvendësim të ish-kryeministrit Rishi Sunak.

Ministrja e tregtisë në qeverinë e kaluar konservatore, Bejdenok ka lindur në Londër, me prrejardhje nga Nigeria, ku kalo një pjesë të madhe të fëmijërisë.

Bejdenok, inxhiniere softuerike, angazhohet për trg të lirë me tatime të ulëta dhe premton se do ta "kthejë, ristartojë dhe riprogramojë" Britaninë e Madhe. Si kritike e multikulturalizmit dhe armike e vetëshpallur e kulturës "vouk", ajo u gjend nl shënjestër të kritikave sepse kohë më parë deklaroi se "jo të gjitha kulturat janë të barabarta".

Kemi Bejdenok e mposhti Robert Xhenrik në votim të 100.000 anëtarëve të Partisë konservatore. Në garën që zgjati mbi tre muaj, deputetët konservatorë e ulën numrin e kandidatëve nga gjashtë, ndërsa anëtarësia partiake votoi për dy finalistët.

Bejdenok e trashëgoi ish-kryeminsitrin Risho Sunak, i cili në korrik i kryesoi konservatorët deri në rezultatin e tyre më të keq zgjedhor që prej vitit 1832. Konservatorët humbën mbi 200 vende, duke rënë në 121.

Gjatë fushatës për zgjedhje të liderit të ri të partisë, posaçërisht u shqyrtuan emigracioni, ekonomia dhe mënyra në të cilën konservatorët mund t akthejnë besimin e votuesve britanikë.

Foto: ЕPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR