Kemal Kiliçdarogllu - kandidati opozitar për zgjedhjet presidenciale në Turqi
- Aleanca e gjashtë partive opozitare turke ka propozuar Kemal Kiliçdarogllun për kundërkandidat të shefit aktual të shtetit Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:45, 6 mars, 2023

Ankara, 6 mars 2023 (MIA) - Aleanca e gjashtë partive opozitare turke ka propozuar Kemal Kiliçdarogllun për kundërkandidat të shefit aktual të shtetit Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.
“Qëllimi ynë i vetëm është të sjellim përparim, paqe dhe gëzim në vend”, theksoi Kiliçdarogllu, i cili është lider i Partisë Popullore Republikane.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë shumë “të ngushta” dhe se blloku opozitar ka një epërsi të lehtë ndaj aleancës në pushtet.
Blloku opozitar paralajmëroi shfuqizimin e një numri të madh vendimesh të Erdoganit në sektorët e ekonomisë, të drejtave civile dhe politikës së jashtme. ar/
Foto: Vikipedia