• e enjte, 20 shkurt 2025

Kelog: Plani paqesor për Ukrainën mund të përfundojë për disa ditë apo javë

Kelog: Plani paqesor për Ukrainën mund të përfundojë për disa ditë apo javë

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog sot deklaroi se plani paqesor për Ukrainën mund të përfundojë për disa ditë apo javë.

"Duhet të na jepni pak hapësirë ​​dhe kohë, por kur e them këtë, nuk flas për gjashtë muaj, por për ditë dhe javë”, tha ai në Mynih.

Kelog tha se aktualisht ka qasje "të dyfishtë" për negociatat paqesore, me përfaqësuesit e SHBA-së në kontakt me Rusinë dhe ndaras me Ukrainën dhe vendet aleate. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR