• e shtunë, 14 qershor 2025

Kelog: Nëse Putini vjen në Stamboll, vjen edhe Trampi

Kelog: Nëse Putini vjen në Stamboll, vjen edhe Trampi

Uashington, 13 maj 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, gjenerali i pensionuar, Kit kelog, deklaroi se SHBA-ja shpreson se Vlladimir Putin do të vijë për negociatat në Stamboll.

Nëse kjo ndodhë, tha ai, do të vijë edhe presidenti Tramp.

"Dëshirojmë të arrijmë armëpushim gjithpërfshirës në Ukrainë, ndërkaq më pas t'i hapim çështjet për territoret", tha Kelog në intervistë për Foks Biznis.

Mediumet amerikane paraprakisht lajmëruan se vendimi i Trampit për ardhjen në Stamboll varet nga ajo nëse Putini do të paraqitet në negociata. Administrata e Trampit sot konfirmoi se do t'i dërgojë Kelog dhe Stiv Uitkof në Turqi për ta përfaqësuar SHBA-në në negociatat potenciale mes Rusisë dhe Ukrainës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR