• e premte, 05 dhjetor 2025

Kelog: Kievi dhe Uashingtoni përpiluan listë të kushteve për përfundim të luftës

Kelog: Kievi dhe Uashingtoni përpiluan listë të kushteve për përfundim të luftës

Uashington, 30 prill 2025 (MIA) - Pala ukrainase dhe ajo amerikane përpiluan listë të kushteve për përfundim të luftës, e cila përfshin 22 "aksione shumë konkrete", deklaroi i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, Kit Kelog.

"Ukrainasve nuk u pëlqyen të gjitha kushtet, por askujt nuk do t'i pëlqejë qëndrimi përfundimtar që do ta merrni. Kjo është në rregull kur keni negociata. Por, ne jemi në pozitë mjaft të mirë me ta", deklaroi Kelog për Foks njus.

Duke u përgjigjur ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov se Rusia do ta fitojë luftën kundër Ukrainës, Kelog tha se kjo nuk i përgjigjet realitetit.

"Federata ruse nuk do ta fitojë këtë luftë. Rusia nuk arriti kurfarë përparimi gjatë periudhës së shkuar prej një viti e gjysmë. Ata humbën qindra mijë ushtarë, përparojnë në metra, jo në kilometra. Ndërkaq ukrainasit luftojnë ashpër në territorin e vet. Kështu që kur Federata ruse thotë se po fiton, kjo nuk është kështu", tha Kelog.

Ai vlerësoi se Rusia duhet "ta njohë ndryshimin e rrethanave", përkatësisht se Ukraina, sipas tij, po mbahet mirë, se partnerët evropianë po përforcohen dhe po formojnë forca të reja pa ndihmën e SHBA-së.

"Ata tani janë të gatshëm ta rrisin mbështetjen e vet për Ukrainën nëse kjo nevojitet", konsideron Kelog.

Siç theksoi, lufta nuk do të përfundojë "ushtarakisht", por vetëm përmes rrugës diplomatike.

"Ukrainasit e kuptojnë këtë tani shumë mirë, ndërkaq edhe rusët do të duhej ta kuptonin", shtoi Kelog. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR