• e premte, 05 dhjetor 2025

Kelog: Autoritetet amerikane po punojnë me përkushtim për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kelog: Autoritetet amerikane po punojnë me përkushtim për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kiev, 25 gusht 2025 (MIA) - I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Kit Kelog, sot në Kiev deklaroi se autoritetet po punojnë me përkushtim për të përfunduar luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp javën e kaluar ndërmori iniciativa për negociata direkte paqeje midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, ndërkohë autoritetet ruse deklaruan se një takim i tillë nuk do të ndodhë së shpejti.

Trampi të premten, më 22 gusht, tha se pret të vendosë për hapat e ardhshme brenda dy javësh, nëse deri atëherë nuk organizohet një bisedë direkte.

Zyrtarë nga më shumë vende në botë ditëve të fundit në Kiev shprehën shqetësim për shkak të veprimeve të paqes të kryesuar nga Uashingtoni.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Korni, dje vizitoi Kievin për t'u takuar me Zelenskin dhe t'i premtojë Ukrainës ndihmë prej dy miliardë dollarësh kanadeze.

Zëvendëskancelari i Gjermanisë dhe ministër i Financave, Lars Klingbajl, arriti sot në Kiev për të biseduar me autoritetet për mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën në procesin e mundshëm të paqes.

Ai i tha Zelenskit se aleatët e Ukrainës duhet të diskutojnë mbi atë se çfarë do të ndodhë nëse Putini vendos të vazhdojë luftën.

Norvegjia dje i premtoi Ukrainës pothuajse 600 milionë euro ndihmë për sisteme të mbrojtjes ajrore.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia gjatë natës ka lëshuar 104 dronë drejt rajoneve veriore dhe lindore të vendit, ndërsa Kievi vazhdoi  me dronë të sulmojë rafineri të naftës dhe depo për armë. qa/

Foto: Kelog në X

QËNDRONI TË LIDHUR