• e hënë, 19 maj 2025

Keler-Suter: Zvicra mbetet e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Keler-Suter: Zvicra mbetet e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Bern, 1 mars 2025 (MIA) - Presidentja e Zvicrës Karin Keler-Suter deklaroi se vendi i saj mbetet i përkushtuar për një paqe "të drejtë dhe të qëndrueshme" në Ukrainë. 

"Zvicra mbetet e vendosur në mbështetje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe dënon agresionin rus kundër një shteti sovran", publikoi Keler-Suter në  Iks pas takimit të ndërprerë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit amerikan dhe atij ukrainas, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski.

 Presidenti ukrainas nga Uashingtoni sot ka mbërritur në Londër, ku do të ketë takim me kryeministrin britanik Kir Starmer, ndërsa nesër pritet të takohet me disa liderë evropianë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR