KE-ja shpalli konkurs për organizues të Festivalit evropian për liri të mediumeve
- Komisioni evropian sot shpalli konkurs publik për zgjedhje të organizuesit të edicionit të tretë të Festivalit evropian të gazetarisë dhe lirisë së mediumeve, qëllimi i të cilit është përforcimi i dialogut, bashkëpunimi dhe partneriteti mes gazetarëve, mediumeve, organizatave qytetare dhe profesionistëve mediatik në BE.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:02, 6 janar, 2025
Bruksel, 6 janar 2025 (MIA) - Komisioni evropian sot shpalli konkurs publik për zgjedhje të organizuesit të edicionit të tretë të Festivalit evropian të gazetarisë dhe lirisë së mediumeve, qëllimi i të cilit është përforcimi i dialogut, bashkëpunimi dhe partneriteti mes gazetarëve, mediumeve, organizatave qytetare dhe profesionistëve mediatik në BE.
Në kuadër të Festivalit, për organizimin e të cilit këtë vit është propozuar buxhet prej tre milionë eurove, do të mbahen debate lidhur me legjislaturën për lirinë e mediumeve, dezinformatave, sigurisë së gazetarëve dhe sfidat ekonomike në gazetari.
"Ai, gjithashtu, do të ndihmojë të ngritet vetëdija për punën kyçe dhe të rëndë të gazetarëve, si dhe për kërcënimet për lirinë e mediumeve në BE. Festivali do të ofrojë mundësi për këmbim të mendimeve për efektet e legjislaturës evropiane ndaj lirisë së mediumeve", kumtoi Komisioni evropian.
Komisioni, me atë rast, u bën thirrje mediumeve të interesuara, organizatave joqeveritare, botuesve, universiteteve dhe qendrave hulumtuese t'i parashtrojnë ofertat e veta në konkurs, për çka afati i fundit është 1 maji i këtij viti.
Festivali duhet të kontribuojë për arritje të qëllimeve të konstatuara në udhëzimet për politikat e Komisionit pëe periudhën 2024-2029. ab/
Fotо: МIА Arkivi