• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE-ja premtoi 50 milionë euro për riparim të objekteve në portet ukrainase

KE-ja premtoi 50 milionë euro për riparim të objekteve në portet ukrainase

Bruksel, 25 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Evropian do të sigurojë 50 milionë euro për Kievin për riparim dhe mbindërtim të infrastrukturës në portet ukrainase, me qëllim që të rritet eksporti i ushqimit.

"Kapacitetet e përmirësuara në porte do ta përshpejtojnë eksportin e ushqimit dhe mallrave tjera, të cilat Ukraina i furnizon në tregjet globale", ka shkruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në letrën deri te kryetari ukrainas, Vollodimir Zelenski.

"Me kalimin e kohës, investimi i ynë duhet t'u mundësojë porteve në Ukrainë të kthehen në sasitë eksportuese që ishin para luftës", thuhet në letër. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR